Lajme

Detaje të reja për tragjedinë në Malishevë, tre anëtarët e familjes vdiqën si pasojë e zjarrit

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me rastin tragjik që ka ndodhur sot në Malishevë, ku tre persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri në një banesë.

Sipas zëdhënësit të Policisë, Sheremet Elezaj, rasti është raportuar rreth orës 12:55 në lagjen “Mirëdita”.

Ai ka thënë se menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, zjarrfikësit dhe ekipet emergjente.

Siç bëhet e ditur, brenda banesës janë gjetur pa shenja jete dy fëmijë të moshës 9 dhe 12 vjeç, si dhe babai i tyre 35-vjeçar.

Viktimat janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë, ku nga mjekët është konstatuar vdekja e tyre.

Ndërkaq, zjarri ndërkohë është lokalizuar, ndërsa njësitë relevante, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e këtij rasti. /teve1.info/

Dy fëmijë e babai vdesin nga shpërthimi i zjarrit në banesë

Të Ngjashme