Një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuari është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:12, në lagjen nr. 14, ku një automjet i drejtuar nga një 26-vjeçare ka përplasur një këmbësor 81-vjeçar.
Sipas informacionit paraprak të policisë, drejtuesja e automjetit, shtetasja K. Gj., 26 vjeçe, ka aksidentuar shtetasin B. Z., 81 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.
Pas aksidentit, 26-vjeçarja është shoqëruar në ambientet e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për të sqaruar dinamikën e përplasjes dhe për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes.
