Viktima që humbi jetën ditën e sotme për shkak të djegies së banesës në Korçë, thuhet se ia kishte vënë qëllimisht zjarrin banesës së tij.
Dëshmitë e fqinjëve të 74-vjeçarit, kanë nxjerrë në pah detaje tronditëse nga ngjarja e rëndë që sot i tronditi të gjithë.
74-vjeçari ishte pronar i banesës që dogji qëllimisht pasi tentoi të nxirrte jashtë qiraxhinjtë e tij, me të cilët kishte ndarë të njëjtën çati së fundmi.
Duke dashur për ta mbajtur për vete të gjithë banesës, pas kundërshtimeve të qiraxhinjve (burrë e grua) viktima kishte tentuar dhe ditën e djeshme për të djegur apartamentin e tij, mirëpo zjarrin e shuan menjëherë. Ndërsa sot tentativa e Urim Hysollit u bë realitet i hidhur, pasi i mori jetën në vend.
See also Varg aksidenti! Përplasen automjetet në autostradën Durrës-Tiranë, dy persona të plagosur“Po rrinim në shtëpi, burri po lante enët, ai i vuri flakën vendit. I zoti i shtëpisë i vuri flakën shtëpisë. Unë isha me qera. Kishim 10 vite këtu. Atë e përzuri vëllai i tij sepse pinte shumë” thotë qeraxhia e viktimës.
Të tronditura fiqnjet tregojnë se Hysolli më parë jetonte me të vëllanë, por për shkak të alkoolit, ky i fundit e kishte nxjerrë nga shtëpia. Kështu ai u detyrua të rikthehej në banesën e tij, ndonëse burrë e grua i paguanin qeranë.
See also Kristi ‘shtang’ Ledion Liçon me pyetjen e tij dhe e vendos në siklet, ja përgjigja që moriDuke e kujtuar atë si një person të alkoolizuar dhe të ftohtë, fqinjët kanë nxjerrë në pah një të shkuar të rëndë të tij, siç është varësia nga alkooli.
