ShowBizzz

Pse banori i BBVK 5 gënjeu për moshën e tij? Zbulohet deklarata

Një detaj në prezantimin e Rron Isufit, një prej banorëve të “Big Brother VIP Kosova 5”, ka ngritur pikëpyetje në rrjetet sociale lidhur me moshën e tij të vërtetë.

Trajneri i fitnesit, i cili iu bashkua shtëpisë gjatë spektaklit të parë të premten, më 30 tetor, ka dhënë dy përgjigje të ndryshme për moshën brenda një periudhe të shkurtër.

Gjatë klipit prezantues, Rroni deklaroi se është 20 vjeç, ndërsa më vonë, teksa po njihej me konkurrentët e tjerë brenda shtëpisë, tha se është 24 vjeç.

Mospërputhja prej katër vitesh mes dy deklaratave është vënë në dukje edhe nga revista “Kosovarja”, e cila ka publikuar pamjet e të dyja momenteve.

Në rrjetet sociale kanë nisur diskutimet nëse Rroni ka gënjyer qëllimisht për moshën apo nëse bëhet fjalë për një gabim gjatë prezantimit.

Deri tani, banori nuk ka dhënë ndonjë sqarim lidhur me këtë ndryshim, ndërsa nuk dihet se cila prej dy moshave është e saktë.

Të Ngjashme