LifeStyle

Detajet – Emilia Clarke zbulon se ka ngrirë vezët pas problemeve të rënda shëndetësore

Emilia Clarke ka folur hapur për një nga periudhat më të vështira të jetës së saj, duke zbuluar se vendosi të ngrinte vezët në moshën 35-vjeçare, pas problemeve serioze shëndetësore që për pak sa nuk i morën jetën.

Aktorja e famshme e serialit “Game of Thrones” tregoi se gjatë të 20-ave u përball me dy aneurizma në tru, njëra prej të cilave ndodhi menjëherë pasi fitoi famë ndërkombëtare me sezonin e parë të serialit të HBO-së. Problemet e detyruan t’i nënshtrohej dy operacioneve në tru dhe, sipas saj, ajo periudhë ndryshoi plotësisht jetën e saj.

Në një intervistë për The Times, Clarke foli edhe për vendimin për të ruajtur fertilitetin e saj përmes ngrirjes së vezëve.

“Kaloni disa momente universale në jetë. Unë isha 35 vjeçe kur ngriva vezët e mia. Shumë gra të tjera në atë moshë po bëjnë të njëjtën gjë”, u shpreh aktorja.

Përveç problemeve me shëndetin, Emilia u përball edhe me humbjen e babait të saj, Peter, i cili ndërroi jetë nga kanceri. Ajo pranoi se pas gjithë këtyre ngjarjeve kishte nevojë të largohej nga gjithçka dhe të izolohej.

“Pësova një dëmtim të trurit që më rrezikoi jetën dhe isha aq keq sa mendoja vazhdimisht se do të vdisja. Më pas vdiq babai im, dhe ajo dhimbje ishte edhe më e madhe se hemorragjitë në tru”, tregoi Clarke.

Aktorja kishte folur edhe më herët për frikën se fëmijët e saj mund të trashëgojnë problemet shëndetësore me të cilat ajo është përballur.

Të Ngjashme