LifeStyle

Detajet – Taylor Swift kurorëzon dashurinë me futbollistin amerikan/ Masa të rrepta sigurie dhe bllokim trafiku në Manhattan

Ylli i muzikës pop, Taylor Swift, dhe lojtari i futbollit amerikan, Travis Kelce, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në një ceremoni madhështore të zhvilluar në Madison Square Garden, në New YorkCeremonia u drejtua nga komediani Adam Sandler, ndërsa çifti zgjodhi të vishte veshje të krijuara nga shtëpia prestigjioze Christian Dior. Ndryshe nga tradita, Swift dhe Kelce vendosën të mos kishin shoqëruese nusesh apo shoqërues dhëndri.

Vëllai i këngëtares, Austin Swift, shërbeu si “njeriu i nderit”, ndërsa vëllai i Travis-it, Jason Kelce, ishte në krah të dhëndrit.

Eventi, i konsideruar nga shumë si një nga dasmat më spektakolare të vitit, mblodhi një sërë emrash të njohur të Hollywood-it dhe botës së muzikës. Mes të ftuarve ishin aktori Hugh Grant, aktori Jason Sudeikis, këngëtari Benson Boone dhe modelja Gigi Hadid.

Festimet sollën masa të jashtëzakonshme sigurie, duke çuar në mbylljen e një prej korridoreve më të ngarkuara të Manhattanit. Jashtë arenës u mblodhën qindra fansa të Taylor Swift, të cilët kënduan hitet e artistes dhe pritën për orë të tëra me shpresën për të parë çiftin apo të ftuarit e famshëm.

Festimet nisën që të enjten me një aktivitet privat me rreth 100 të ftuar, i regjistruar si një “para-festë”. Ndërsa të premten, ceremonia kryesore u zhvillua në përmasa shumë më të mëdha, me ngritjen e një tende gjigante jashtë Madison Square Garden dhe me masa të forta sigurie, ku automjete me xhama të zinj transportuan të ftuarit drejt hyrjes së arenës. Rrugët në Midtown Manhattan u mbyllën për trafikun për të garantuar mbarëvajtjen e eventit.

Të Ngjashme