Lajme

Dhun*hen brutalisht bashkëshortët, dyshohet se u s*lmuan pasi sinjalizuan policinë për parcelat me dr*gë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Arst, bashkia Fushë Arrëz.

Sipas burimeve të gazetares së Top News, Kleida Muka, persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetasve Skënder Nika dhe Bardhe Nika.

Raportohet se çifti është dhunuar fizikisht, atyre u janë shkaktuar dënime të rënda me fraktura këmbësh dhe duarsh.Arsyeja paraprakisht dyshohet se çifti ka sinjalizuar policinë për operacion antidrogë pak javë më parë.

Parcelat e fidanëve të zbuluar para pak javësh dyshohet se u përkisnin shetasve në kërkim P.Delia bashkë me dy djemtë e tij, ngjarje e ndodhur 1 muaj më parë ku policia gjeti 15 mijë bimë kubik në afërsi të banesave të tyre.

Sakaq mësohet se policia po shkon në vendngjarje.

Të Ngjashme