Lajme

Diaspora u dha mbi 75 % të votës, VV i falënderon

Lëvizja Vetëvendosje, ka falënderuar mërgatën pas përmbylljes së numërimit të votave me postë dhe atyre në përfaqësi diplomatike, ku kjo parti ka dalë e para.

VV’ja, është shprehur falënderuese ndaj qytetarëve të vendit dhe mërgatës.

Postimi i plotë:

Faleminderit mërgatë!

Lëvizja VETËVENDOSJE! shënoi edhe një fitore bindëse në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit 2026.

Një pjesë e rëndësishme në këtë fitore është edhe mbështetja e madhe nga mërgata jonë. Nga 104 mijë 829 vota të vlefshme gjithsej sa ishin, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka marrë 78 mijë e 792 apo mbi 75%.

Gjithnjë falenderues të gjithë qytetarëve të Republikës, mërgatës dhe secilit veç e veç që vazhdimisht bëjnë që fitoret e Lëvizjes sonë të jenë të jashtëzakonshme!

Të Ngjashme