ShowBizzz

“Diçka e bukur po vjen…”/ Larg muzikës, Elsa Lila zbulon projektin e ri

Këngëtarja Elsa Lila po vjen me një Libër.

Gjatë qëndrimit në Ferma VIP, shqiptarët treguan edhe njëherë interesin e madh që kishin për jetën e Elsa Lilës dhe kjo e fundit nuk kurseu disa rrëfime të ndjera e të sinqerta për ta.

Lajmi emocionues u bë i ditur nga botuesja Arlinda Dudaj përmes një postimi në Instagram, ku ajo e përshkroi librin si “të bukur e të vërtetë”.

Diçka e bukur po vjen…fjalë zemre, si fjalë kënge. Tashmë në një libër të bukur e të vërtetë”, shkruhet në postim.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arlinda (@arlindadudaj)

Njoftimi për publikimin e librit ka ngjallur emocione dhe reagime pozitive midis fansave të këngëtares.

Detajet e plota rreth përmbajtjes së librit ende nuk janë zbuluar, por duke u bazuar në fjalët e Arlinda Dudajt, duket se libri do të përmbajë shkrime të ndjera dhe të sinqerta, të cilat mund të jenë reflektime personale, poezi, apo rrëfime të jetës së Elsa Lilës.



lokimagazine

Të Ngjashme