Një banesë në Prishtinë është kapluar nga zjarri.
Banesa në Parkun e Qytetit në kryeqytet është kapluar nga flakët në orët e para të mëngjesit.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës e ka konfirmuar rastin.
“Sot rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë banimi në rrugën Isa Kastrati në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia ekipet mjekësore dhe zjarrfikësit të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat e deritanishme tre persona janë trajtuar nga ekipet mjekësore”.
