Zjarrfikësit janë duke intervenuar në fshatin Bërnicë të Prishtinës, ku një shtyllë elektrike është përfshirë nga zjarri.
Lajmin e ka konfirmuar për median komandanti i Batalionit të Zjarrfikësve në Prishtinë, Muhamet Beqiri, i cili bëri të ditur se një ekip i zjarrfikësve është angazhuar në vendin e ngjarjes për ta vënë situatën nën kontroll.
Sipas tij, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa furnizimi me energji elektrike është ndërprerë për shkak të sigurisë dhe intervenimit në terren.
Autoritetet po punojnë për sanimin e situatës, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që çuan në përfshirjen nga zjarri të shtyllës elektrike.
