ShowBizzz

Dikush po hiqet si ajo në rrjetet sociale, Kiara Tito kërkon ndihmën e ndjekësve

“Big Brother VIP Albania” pati një sukses të madh këtë sezon, ku thuajse çdo personazh që mori pjesë krijoi nië afeksion të madh te publiku.

Një prej tyre ishte Kiara Tito, për të cilën u krijuan goxha hashtage dhe faqe për të.

Mirëpo një ndjekës duket se e ka përdorur imazhin e Kiarës më shumë se ç’duhet.

TS Poll - Loading poll ...

Asaj i kanë krijuar profil në rrjetin social Facebook, duke u hequr si vetë ajo. Për këtë, Kiara ka kërkuar ndihmën e ndjekësve të saj për ta bllokuar si llogari.

“Më keni pyetur në lidhje me këtë faqen në Facebook, nuk jam unë dhe do të ju lutesha mos përdorni ‘account fake’ duke pretenduar si faqe zyrtare dhe sikur janë në menaxhimin tim. Ju lutem report”, u shpreh ajo.

“Facebook-un nuk e përdor fare”, vazhdoi tutje Tito