ShowBizzz

Diona nxjerr këngën e re dhe veprimi i Adionit s’kalon pa u vënë re

Diona Fona është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes së tregut muzikor. Gjatë ditës së sotme, artistja ka publikuar projektin e saj më të ri në bashkëpunim me Singin, një këngë ritmike e titulluar “SNS”. Projekti i vizualizuar me klip ka filluar të grumbullojë klikimet e para në YouTube, por vëmendjen më të madhe jashtë notave muzikore po e merr një veprim specifik i ardhur nga një emër mjaft i përfolur kohët e fundit në mediat rozë.

Bëhet fjalë për producentin Adion (Adion the Beat), i cili sapo ka përfunduar rrugëtimin e tij në reality shoë-n “Ferma VIP” pas eliminimit nga televotimi i publikut. Menjëherë pas daljes nga izolimi, ai nuk ka humbur kohë për t’u rikthyer aktiv në rrjetet sociale dhe për të treguar mbështetjen e tij publike për projektin në fjalë.

Gjatë qëndrimit të tij në format, rrjeti ziente nga spekulimet e shumta mbi natyrën e raportit mes Adionit dhe Dionës. Megjithatë, duke lënë mënjanë zhurmën e portaleve, veprimi i tij i sotëm tregon një qasje shumë reale dhe një mbështetje të pastër. Përmes një postimi në Instagram Story, ai ndau një sekuencë të këngës duke e cilësuar atë si “hitin e vitit 2026” dhe uroi dyshen për publikimin.

Kjo mbështetje nuk vjen aspak rastësisht dhe shkon përtej aludimeve të publikut. Adioni ka lënë gjurmën e tij direkte në këtë projekt, pasi ai është vetë një nga producentët e këngës “SNS”, së bashku me Luro Music.

Me sa duket, pavarësisht spekulimeve të jashtme, përkushtimi ndaj muzikës dhe mbështetja për bashkëpunëtorët mbeten parësore

 

Të Ngjashme