Lajme

Dita e 18-të e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin “Skëndërbej”. Nis marshimi drejt Kryeministrisë

Ndryshe nga 17 ditët e mëparshme të protestës, qytetarët nga kjo e mëkurë do të mblidhen në sheshin “Skëndërbej” në orën 19:00 për shkak të temperaturave të larta.

Grumbullimi ka filluar në orarin e ri ndërsa qytetarë të shumtë po marshojnë drejt Kryeministrisë për të zhvilluar protestën e 18-të kundër ndërtimit në Zvërnec.

Ata shihen me pankarta dhe flamuj në duar teksa kanë bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestë.

Ajo që vihet re ashtu si edhe në protestat e mëparshme shumë prindër shihen me karroca me fëmijët e tyre të mitur.

Të Ngjashme