Shëndetësi
Dita e premte do te vij me surpriza per motin sipas meteorologes se njohur, ndersa 10 diteshi i pare i muajit Qershor
📅 03 June 2023
🕐 03.06.2023
👁 0 shikime
Moti i paqëndrueshëm do të na shoqërojë përgjatë gjithë javës. Sinoptikanët parashikojnë që paraditet të jetë me diell ndërsa në drekë të ketë reshje, herë pas here edhe në formën e shtrëngatave.
“Reshjet janë kryesisht të fokusuara në zonat malore, në verilindje e qendër të vendit, ku nuk mungojnë rrebeshe herë pas here apo breshëri duke sjellë dhe probleme në akset rrugore.
Reshje më të pakta ka në zonën e bregdetit, megjithatë do jenë prezente.
Parashikohet që deri të Premten, moti të jetë paradite me diell, pasdite me reshje dhe mbrëmja prapë e kthjellët.”
Duke qenë se po vjen fundi i pranverës dhe zyrtarisht pak ditë na ndajnë nga vera, këtë javë pavarësisht prezencës së reshjeve temperaturat do të jenë të larta.