LifeStyle

Divorci pas shumë vitesh – ‘Yllin’ e Arsenalit e lë gruaja: Me shumë dashuri, kujdes dhe respekt….

Bashkëshortja e sulmuesit të Arsenalit, Leandro Trossard, ka konfirmuar zyrtarisht ndarjen e çiftit pas 13 vitesh së bashku.

Laura Hilven, 33-vjeçare, bëri të ditur lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale, ku sqaroi se ndarja kishte ndodhur prej disa kohësh dhe ishte realizuar në mënyrë miqësore.

“Me shumë dashuri, kujdes dhe respekt për njëri-tjetrin, kemi marrë vendimin tepër të vështirë për t’u ndarë në mënyrë paqësore”, shkroi ajo në mesazhin e publikuar në Instagram.

Laura theksoi se të dy kishin preferuar ta menaxhonin këtë periudhë larg vëmendjes publike, ndërsa shtoi se prioriteti i tyre do të mbeten gjithmonë dy fëmijët.

“Vendimi ynë erdhi nga mirëkuptimi i ndërsjellë dhe dëshira për të krijuar të ardhmen më të shëndetshme dhe më të lumtur për të gjithë të përfshirët. Mbi të gjitha, ne jemi dhe do të mbetemi gjithmonë prindër të përkushtuar për dy fëmijët tanë të mrekullueshëm”, shtoi ajo.

Spekulimet për krizën në marrëdhënien e çiftit kishin nisur javët e fundit, pasi Laura kishte fshirë nga rrjetet sociale të gjitha fotografitë me futbollistin belg, përfshirë edhe ato të martesës. Trossard nuk ishte shfaqur më në profilin e saj që nga fundi i vitit të kaluar.

Çifti u martua në vitin 2019, por kishin qenë bashkë prej 13 vitesh.

Ndërkohë, në aspektin sportiv, Trossard po kalon një moment shumë të rëndësishëm me Arsenalin. Sulmuesi belg realizoi golin e fitores në derbin ndaj Ëest Ham United, duke mbajtur gjallë shpresat e skuadrës së Mikel Artetës për titullin në Premier League.

“Topçinjtë” po përgatiten gjithashtu edhe për finalen e UEFA Champions League Final 2026 ndaj Paris Saint-Germain, që do të zhvillohet në fund të muajit në Budapest.

Të Ngjashme