Një pjesë e nxënësve në Lezhë, kryesisht nga gjimnazi “Hydajet Lezha”, kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në protestë në rrugët e qytetit.
Gazetari Elvis Hila raportoi për RTSH se gjatë protestës, situata është tensionuar, pasi të rinjtë kërkojnë të hyjnë në sheshin para Bashkisë së Lezhës, ndërsa janë përballur me forcat e policisë.
Ndërkohë, në qytet janë dislokuar forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar disa prej institucioneve kryesore. Policia ka shtuar masat e sigurisë, ndërsa nxënësit vijojnë protestën.
