ShowBizzz

Djali i Nikollë Nikprelaj dridhë skenën e festivalit, këngëtari thotë diçka emocionuese

Albin Nikprelaj dhe kënga me titull “Ajo”, u panë si favorit për ta fituar çmimin e parë në Festivalin e Këngës në “RTK”.

Ndonëse pritshmëritë ishin akoma më të larta, këngëtari i ri e me potencë të jashtëzakonshme vokale, doli i treti.

Më shumë se vetë Albini, emocione gjatë paraqitjeve së tij në skenën e madhe të festivalit, kishte i ati, këngëtari Nikollë Nikprelaj, shkruan “Kosovarja”.

Nikolla ka treguar përjetimin dhe krenarinë për të birin dhe interpretimin e tij në skenë.