Ashtu siç “e do zakoni”, astrologia Meri Shehu ishte e ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, këtë të hënë, ku dha një vlerësim për të gjitha shenjat e zodiakut sa i përket kësaj jave.
Kjo javë mund të cilësohet pak e çuditshme për të lindurit në 10-ditëshin e parë të Dashit, Gaforres, Peshores dhe Bricjapit, sepse këta do të bëjnë në një lloj forme dy jetë paralele në mendjet e tyre. Kjo për shkak se Marsi është futur në shenjën e Dashit, takohet me Neptunin, do të futet dhe Mërkuri në Dash, e ato fantazitë dhe super-optimizmi mund të thonë gjëra që s’kanë mundur t’i shprehin më përpara dhe mund të dalin keq në disa situata.
Të lindurit në 10-ditëshin e dytë, për shenjat Gaforre, Dash, Peshore dhe Bricjap, do jenë më me fat. Është dhe Afërdita në Dem që bën lidhjen me Jupiterin dhe kemi Hënën e Re në datën 17 prill në Dash. Të lindurit në 10-ditëshin e tretë në Dash fillojnë diçka të re.
Më poshtë jepet vlerësimi me yje për secilën shenjë, ku maksimalen e kanë marrë Dashi dhe Gaforrja.
Dashi – 5 ⭐
Pak jetë paralele për ju të 10-ditëshit të parë, ndërsa fillime të reja, pranvera ju zgjon ju të lindurit në 10-ditëshin e tretë. Më me fat në ekonomi dhe në jetën personale do jenë ata në 10-ditëshin e dytë. Brenda një Dashi ka tre gjëra të mëdha.
Demi – 3 ⭐
Demët e lindur në 10-ditëshin e dytë do kenë fat në këtë periudhë sepse Afërdita në shenjën e tyre lidhet bukur me Jupiterin në Gaforre dhe marrin një benefit të madh ekonomik, shpirtëror, personal, ose lirohen nga problemet shëndetësore. Të lindurit në 10-ditëshin e parë kanë probleme të forta psikologjike këtë periudhë, ligjore, pune, kështu që t’i shohin me kujdes. Më me fat janë ata të lindurit në 10-ditëshin e tretë me Hënën e Re, që çlirohen nga një pengesë.
Binjakët – 4 ⭐
Pavarësisht “jetës paralele”, nuk e kanë problem të gjejnë veten në dimensione të ndryshme. Ata të lindur në 10-ditëshin e parë do ndihen pak çuditshëm, ndërsa ata të lindur në 10-ditëshin e dytë do kenë lekë. Do ketë edhe ndonjë dashuri tek-tuk që do fillojë të normalizohet.
Gaforrja – 5 ⭐
Të lindurit në 10-ditëshin e dytë janë fatlume. Këtu luhet një lojë e bukur ekonomike, personale, shpirtërore. Ama, ata të lindur në 10-ditëshin e parë, kemi probleme të mëdha. Nuk kuptojnë ku janë, ndjenjat e situatat ndihen të pasigurta.
Luani – 4 ⭐
Ka një hapje të mirë për të lindurit në 10-ditëshin e tretë sepse Hëna e Re në Dash u jep një fuqizim, një portë të re mundësie dhe çlirohen nga disa kontradikta ligjore e pasiguri të mëdha. Por ata të lindur në 10-ditëshin e parë vazhdojnë të kenë pasiguri dhe problematika të mëdha ligjore dhe duket sikur jeta e tyre po kalon një fazë të pakuptimtë e ndoshta zhgënjimi.
Virgjëresha – 3 ⭐
Do merren shumë me ekonomi. Ato të lindura në 10-ditëshin e parë do kuptojnë që bota nuk qenka kaq e sigurt, gjë që tregon se “u ka dalë pak nga kontrolli”. Më me fat do jenë Virgjëreshat e lindura në 10-ditëshin e dytë. Aty do kemi lekë, para, miqësi, bashkëpunime, afrimitete të mira dhe fillime të reja, kryesisht Virgjëreshat e lindura në 10-ditëshin e tretë.
Peshorja – 2 ⭐
Peshoret i kanë të gjithë planetët kundër. Deri në datën 17 bëhen 5-6 planetë në Dash, mos harroni këtë që kemi një rreshtim planetësh në Dash. Me punën, për të lindurit në 10-ditëshin e dytë do kenë shumë sukses dhe karrierë të madhe. Të lindurit në 10-ditëshin e parë do kenë shumë përballje në jetën personale, ekonomike, humbje situatash…
Akrepi – 3 ⭐
Do kenë ditë shumë të vrullshme, të fuqishme dhe disa të mërzitshme. Të lindurit në 10-ditëshin e parë mund të kenë edhe ditë shumë të mërzitshme, nga një anë bëhen optimistë, nga ana tjetër zhgënjehen… këtu tani luhet pak një lojë e vështirë. Të lindurit në 10-ditëshin e dytë do kenë lajme shumë të mira pune, bashkëpunimi, ekonomie dhe mund të themi që fati mund të marrë një drejtim shumë pozitiv në shenjën e tyre.
Shigjetari – 4 ⭐
Si shenjë zjarri, normalisht marrin gjithë energjinë e Dashit dhe e përkthejnë si të duan ata. E gjuajnë shigjetën e tyre nga të gjitha anët dhe diku do të kapë. Ata të 10-ditëshit të parë do të bëhen edhe pak si të vështirë duke goditur të tjerët me mendimet e tyre, ose duke u hakmarrë disi. Por të tjerët do jenë shumë mirë ekonomikisht. Ata të lindur në 10-ditëshin e dytë do marrin një lajm shumë të mirë nga puna. Të lindurit në 10-ditëshin e tretë u premton shumë dashuria.
Bricjapi – 3 ⭐
Bricjapët janë në katërkëndësh me Dashin dhe të lindurit në 10-ditëshin e parë dalin komplet nga realiteti. Dalja nga realiteti do u kushtojë shumë atyre të lindur në 10-ditëshin e parë, ndërsa ata në 10-ditëshin e dytë do kenë fat në ekonomi dhe në dashuri.
Ujori – 3 ⭐
Ujorët janë një nga shenjat më të privilegjuara sidomos ata të lindur në 10-ditëshin e dytë. Kemi lajme të mira pune dhe stabilitet, kryesisht fati është me ata si të lindur me këmishë. Ata të 10-ditëshit të parë do jenë promotorët e një ideje, lufte, drejtësie, organizimi, por që nuk do fitojnë gjë praktikisht vetë. Të lindurit në 10-ditëshin e tretë do marrin një rrugë të re të papritur.
Peshqit – 3 ⭐
Çfarëdo që të ndodhë për Peshqit, çdo gjë lidhet me çështjet ekonomike. Aty kemi një fitim të madh, një humbje të madhe, pengesë të madhe përpara… Por pas datës 17, gjërat do fillojnë të marrin një drejtim më pozitiv për ekonominë.
