Një lajm i mirë vjen për një nga çiftet më të famshëm. Aktorja 25-vjeçare amerikane Bella Thorne dhe producenti Mark Emms janë fejuar dhe tashmë po bëjnë planet për dasmë.
“Ishte dashuri me shikim të parë”, tha Bella për Vogue.
Bella thuhet se dëshiron një “dasmë në fshat ” në Mbretërinë e Bashkuar dhe tashmë ka parë disa fustane nusërie, duke përfshirë Dior ose Schiaparelli. “Çdo nuse nuk ka nevojë për një fustan, por për katër!” tha ajo për Vogue.
Producenti dhe aktorja u takuan në Ibiza vitin e kaluar.
Aktorja tregoi unazën e saj mahnitëse të fejesës në Instagram, duke e përshkruar si “një unazë diamanti 10 karatësh me prerje smeraldi “.