Dogana e Kosovës ka sekuestruar 209 pako me barna të kontrabanduara gjatë një kontrolli në një barnatore në Prishtinë.
Sipas njoftimit të Doganës, kontrolli është realizuar më 13 gusht 2026, pas informatave të pranuara nga qytetarët.
Gjatë kontrollit, në një hapësirë të modifikuar dhe të fshehur brenda objektit, janë gjetur 209 pako me barna, të cilat nuk kishin banderola të Republikës së Kosovës.
Të gjitha barnat e gjetura janë sekuestruar, ndërsa rasti do të procedohet në përputhje me legjislacionin në fuqi./teve1.info/
