Të shtënat me armë zjarri gjatë një ahengu familjar në Batllavë të Podujevës kanë bërë që Policia e Kosovës të ndërhyjë dhe të nisë hetimet lidhur me rastin.
Gjatë ndërhyrjes, policia ka sekuestruar tri armë zjarri, municion dhe gëzhoja, ndërsa tre persona janë shoqëruar në stacionin policor për intervistim. Pas intervistimit, njëri prej tyre është liruar, kurse dy të tjerët janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Nga zyrtarët policor të Podujevës, dy persona janë ndaluar për 48 orë, pas raportimit për të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar në Batllavë të Podujevës. Gjatë ndërhyrjes, zyrtarët policor të stacionit të Podujevës, sekuestruan tri armë, municion dhe gëzhoja. Në këtë rast tre persona u shoqëruan në stacionin policor, njëri prej tyre u lirua pas intervistimit ndërsa dy të tjerët u dërguan në mbajtje. Rasti po trajtohet për veprat penale që lidhen me armëmbajtjen e paautorizuar dhe përdorimin e armës apo mjetit të rrezikshëm”, njofton Policia e Kosovës.
Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente, ndërsa hetimet po vazhdojnë.
