Dolce, një prej emrave të njohur për publikun nga pjesëmarrja në “Big Brother VIP Kosova”, ka tërhequr vëmendjen me një postim të fundit në Instagram.
Ish-banorja ka publikuar në Story një sfond të zi me një zemër të kuqe, ndërsa në qendër ka shkruar në anglisht: “My heart is full of love”, që në shqip do të thotë: “Zemra ime është plot dashuri”.
Por një tjetër detaj ka ngritur pikëpyetje. Poshtë mesazhit, Dolce ka vendosur vetëm shkronjën “L”, pa dhënë asnjë shpjegim se kujt apo çfarë i referohet.

Postimi ka lënë kështu hapësirë për interpretime rreth jetës së saj sentimentale dhe mundësisë që në jetën e Dolces të ketë tashmë dikë të veçantë.
