Lajme

Policia e Kosovës shpall në kërkim Adnon Jasharin, të dyshuarin për vrasjen e Diana Kastratit

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e Adnon Jasharit, i cili kërkohet në lidhje me rastin e vrasjes së Diana Kastratit.

Sipas njoftimit të Policisë, kërkimi ndaj tij është bërë në bazë të një urdhërese të Gjykatës, për shkak të një seance gjyqësore të caktuar më 10 nëntor 2026.

Jashari kërkohet nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”.

Policia ka apeluar te qytetarët që, nëse kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e tij, ta raportojnë atë tek organet kompetente.

Informacionet mund të dërgohen përmes adresës elektronike [email protected] ose duke u paraqitur në stacionin më të afërt policor.

Të Ngjashme