Lajme

Dominim i kthjellimeve dhe rritje e temperaturave, parashikimi i motit për sot

Shqipëria

Orët e para të mëngjesit do të jenë më kthjellime dhe kalime vranësirash, të cilat pritet të sjellin shira të pakët dhe të izoluar pjsërisht në ultësirën perëndimore. Ndërsa gjatë paradites dhe mesditës do të ketë përmirësim të dukshëm të motit duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese në të gjithë vendin tonë. Pasditja dhe mbrëmja do të shfaqin në territor kalime të pakta vranësirash, më të dukshme do të jenë në shtrirjen Lindore, por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 33°C.

TS Poll - Loading poll ...

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verior Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.

Kosova

Masat ajrore të qëndrueshme do të përfshijnë Kosovë gjatë ditës së martë duke bërë që intervalet e gjata me kthjellime të jenë dominuese në pjesën më të madhe të territorit të Kosovës gjatë paradites. Ndërsa pasditja parashikohet të sjelli kalime të pakta të vranësirave në të gjithë vendin, ku më të dukshme do të jenë në zonat Veriore dhe Lindore. Por nuk pritet që vranësirat të gjenerojnë reshje në këto zona.

Maqedonia e Veriut

Territori i Maqedonisë së Veriut do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë në pjesën e parë të ditës mbizotërim të motit të kthjellët në pothuajse gjithë vendin. Ndërsa në orët në vijim parashikohet të ketë theksim të vranësirave, por nuk priten reshje. Temperatura maksimale do të rregjistrohet në orët e mesditës në qytetin e Shkupit me 34 gradë.

Europa

Kontinenti Europian në pjesën më të madhe të tij do të jetë nën dominimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke bërë që Europa Qëndrore dhe Jugore të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët. Por herë pas here do të ketë dhe kalime të lehta të vranësirave. Kthjellimet më të dukshme do të jenë në Pellgun e Mesdheut. Ndërsa Europa Veriore dhe Lindore parashikohet të jenë nën ndikimin e vranësirave të shumta të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu, ku herë pas here do të shoqërohen me fuqizim të parametrit të erës./abcnews.al