Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla do të mbajë sot konferencë për media, duke nisur nga ora 14:00.
Konferenca është paralajmëruar nga Ministria e Drejtësisë dhe vjen një ditë pasi Gërvalla njoftoi se ka proceduar në Qeveri Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, për të cilin tha se “duhet dhe do ta jetësojmë”.
Dalja e saj para gazetarëve bëhet në një kohë kur në Prishtinë po vazhdojnë protestat e përditshme në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, pas aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale në Hagë.
Gjatë protestave, pjesëmarrësit kanë kërkuar edhe dorëheqjen e Gërvallës nga Qeveria, duke iu referuar deklaratave dhe pretendimeve të mëparshme lidhur me dokumente apo dëshmi të mbyllura që kanë të bëjnë me ish-krerët e UÇK-së.
Që nga shpallja e aktgjykimit të shkallës së parë nga Dhomat e Specializuara të Hagës ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, Gërvalla nuk është deklaruar publikisht për këtë çështje./teve1.info/
