Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Dr. Metë Shatri i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje dhe do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputet në zgjedhjet e ardhshme.
Në njoftimin e tij publik, Kurti ka bërë të ditur se Shatri vjen nga fshati Tomoc i Komunës së Istogut dhe rrjedh nga një familje me traditë atdhetare dhe kontribut të njohur për çështjen kombëtare.
Gjatë karrierës së tij profesionale, ai ka ndjekur trajnime dhe avancime të shumta në fushën e stomatologjisë, duke u angazhuar vazhdimisht në zhvillimin e mëtejshëm profesional
Aktualisht, Shatri është themelues dhe udhëheqës i ordinancës specialistike stomatologjike “DentLine”, ku ushtron aktivitetin e tij profesional.
Postimi i Kurtit:
Dr. Metë Shatri i bashkohet Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe është pjesë e listës sonë për deputet. Ka lindur në fshatin Tomoc të Komunës së Istogut dhe vjen nga një familje me traditë atdhetare dhe kontribut të mirënjohur për çështjen kombëtare.
Shkollimin fillor dhe të mesëm e ka përfunduar në Istog, ndërsa studimet universitare i ka vazhduar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, drejtimi Stomatologji, ku ka diplomuar në vitin 2013. Specializimin e ka përfunduar në vitin 2020 në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës.
Gjatë rrugëtimit të tij profesional ka ndjekur trajnime dhe avancime të shumta profesionale, duke qenë vazhdimisht i angazhuar në zhvillimin dhe përsosjen e mëtejme në fushën e stomatologjisë.
Është themelues dhe udhëheqës i ordinancës specialistike stomatologjike “DentLine”, ku ushtron veprimtarinë e tij profesionale.
Mirë se vjen, Metë!
