Kuriozitete

Drejtori i Përgjithshëm i KE-së, Esposito: Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale përafrojnë Shqipërinë me standardet evropiane

Në kuadër të reformës në drejtësi, është prezantuar projekt ndryshimi në Kodin e Procedurës Penale, me synim përafrimin e tij me standardet evropiane dhe forcimin e të drejtave të personave të dyshuar dhe të akuzuar.

Drejtori i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Gianluca Esposito, e cilësoi hartimin e Kodit të Procedurës Penale si një nga sipërmarrjet më të rëndësishme për çdo vend.

“Jemi sot këtu për këtë rast kaq të rëndësishëm, Përgatitja e kodit Penal është një ndër sipërmarrjet më të rëndësishme në çdo vend, kodi bën më te0-për se përcakton rregullat teknike por përcakton se si shteti i bën kërkimet, mbledhjen e provave, marrjen në pyetje, kufizimet e lirisë. Ky kod mund të ndihmojë për të përcaktuar të drejtën, për të mbrojtur viktimat, mbështetjen e publikut tek drejtësia. Efektiviteti kundër luftës së krimit nuk matet me numrin e njerëzve që marrin  pjesë por me sasinë e masave që vendosen. Kuadri  ligjor për këtë mbështetje te konventa evropiane këto nuk janë parime abstrakte, duhet të kemi kufizime kohore, përgjegjësi, standarte në kodin e procedurës penale gjatë muajve të kaluar me kërkesën e kryeministrit Këshilli Evropës dha mbështetje për këtë proces duke ndihmuar për ta përafruar draftin me standarde Evropiane të mbrojtjes”, u shpreh Esposito.

Esposito theksoi gjithashtu rëndësinë e përcaktimit të kufizimeve kohore, përgjegjësive dhe standardeve të qarta në Kodin e Procedurës Penale, duke nënvizuar se këto nuk duhet të mbeten vetëm parime abstrakte.

Duke iu referuar ndryshimeve të propozuara, Esposito tha se ato vendosin në balancë paketën e reformave dhe janë në përputhje me standardet evropiane.

“Kodi penal që po prezantojmë sot vendos në balancë edhe paketën e reformave dhe është në përputhje më standardet evropiane dhe forcon të drejtat e të akuzuarve, të dyshuarve dhe të mbrojtjes. Ky përmirësim tregon angazhimin e autoriteteve shqiptare për të vazhduar me reforma kuptim plote dhe për ta përafruar sistemin me direktivën e BE-së dhe me standardet evropiane”, tha ai.

/rtsh.al/

Të Ngjashme