Profesori Muhamet Kelmendi, në një shkrim, ka argumentuar se rolet e figurave politike e ushtarake gjatë viteve 1996–1999 duhet të trajtohen me dallim ndërmjet përgjegjësisë politike, organizative, financiare dhe asaj të drejtpërdrejtë ushtarake.
Kelmendi përmend Xhavit Halitin, Azem Sylën, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, për të cilët thotë se kanë përgjegjësi politike dhe historike, por sipas tij nuk duhet të identifikohen automatikisht si “komandantë të UÇK-së” nga Shtabi Qendror.
Ai shkruan se ky grupim u konsolidua gradualisht nga viti 1996 dhe se gjatë vitit 1998 ndikimi i tij në UÇK u rrit, ndërsa strukturat e LPK-së u dobësuan.
Sipas Kelmendit, lufta u zhvillua në zona me struktura dhe rrethana të ndryshme, ndaj rolet dhe përgjegjësitë e individëve duhet të analizohen veçmas dhe me më shumë saktësi.
Shkrimi i plotë:
Pse po e shkruaj këtë punim?
Po e shkruaj këtë për të sqaruar një çështje që, sipas meje, është keqinterpretuar: përgjegjësinë dhe rolin e disa prej figurave politike e ushtarake të asaj periudhe në raport me UÇK-në dhe strukturat që vepronin rreth saj.
Dua të argumentoj se personat e dënuar nuk duhet të identifikohen automatikisht si „komandantë të UÇK-së“ nga Shtabi Qendror, pa u bërë më parë një dallim i qartë ndërmjet funksioneve politike, organizative, financiare dhe atyre ushtarake.
Xhavit Haliti, Azem Syla, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli mbajnë përgjegjësi politike dhe historike para popullit të Kosovës për rolin dhe veprimtarinë e tyre gjatë kësaj periudhe.
Ky grupim politik nuk ishte udhëheqës i drejtpërdrejtë te LPK-se dhe te UCK-we. Keta nuk ishin as udheheqes te i Fondit „Vendlindja Thërret. Megjijitha, ky grupim i kishte në dispozicion mjetet dhe burimet e tij dhe ndikonte në administrimin e tyre.
Ky grupim u konsolidua gradualisht, duke filluar që nga viti 1996.
Në këtë kuadër, mjetet e Fondit „Vendlindja Thërret“ u administruan nga ky grup dhe u vunë në funksion të strukturave që po ndërtoheshin.
Në vitin 1998, ky proces çoi në dobësimin dhe, de facto, në shkatërrimin e strukturës së LPK-së, ndërsa grupi në fjalë mori kontroll nga dukja e jashtme gjithnjë e më të madh ne UCK.
Lufta u zhvillua në zona të ndryshme të kontrolluara nga UÇK-ja. Këto zona kishin struktura dhe rrethana të ndryshme veprimi dhe nuk duhet të trajtohen domosdoshmërisht si një strukturë e vetme dhe e centralizuar.
Në vitin 1999, ky grupim ishte konsoliduar plotesisht. I njëjti proces kulmoi me shpërbërjen e strukturave të UÇK-së si organizim i kohës së luftës.
Prandaj, qëllimi i këtij shkrimi është të dallojë përgjegjësinë politike, organizative dhe financiare nga përgjegjësia e drejtpërdrejtë ushtarake, si dhe të nxisë një trajtim më të saktë të roleve që kanë pasur individë dhe struktura të ndryshme gjatë viteve 1996–1999.
