Analisti politik, Xhavit Drenori, ka vlerësuar se partitë politike në Kosovë nuk do të mund që t’i krijojnë institucionet.
Ai vlerëson se bllokada do të bëhet të çështja e presidentit.
“Vendi do të shkojë në zgjedhje. Nuk janë 80 vota të deputetëve për ta bërë kuorumin për zgjedhjen e presidentit. Jemi duke shkuar në atë drejtim”, ka thënë Xhavit Drenori në emisionin “Infonata” në Tëvë1.
Më 9 shtator, kryesuesi i seancës së Kuvendit, Avni Dehari e ka thirrur seancës për konstituim.
“Nuk e di pse Vetëvendosje e ka pritur datën 9 shtator për konstituimin e Kuvendit. Një gjë e tillë ka mundur të bëhet më herët. Vetëvendosje mund të bëjë koalicion me PDK-në pasi vetëm ajo i ka mbetur, përndryshe shkojmë në zgjedhje”, tha Drenori.
Ai ndër të tjera frikohet për ndonjë eskalim të situatës në vend.
“Unë i frikohem eskalmit të situatës në vend. Albin Kurti duhet ta nuhasë. Ndarja si shoqëri është duke u theluar dhe kjo nuk na konvenon për faktin se jemi në prag edhe të shpalljes së aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së Hagë”, tha Drenori.
