ShowBizzz

Dua Lipa viziton gratë prapa grilave në një burg në Angli

Duke punuar me Fondacionin Booker Prize, Dua Lipa vizitoi kohët e fundit HMP Downview, një burg për gra në Surrey.

Për të marrë një vështrim të drejtpërdrejtë të Books Unlocked, një program i krijuar nga BPF dhe National Literacy për të nxitur një kulturë të leximit për njerëzit e burgosur.

Kjo vjen pasi këngëtarja Dua Lipa, hapi një klub librash të sajën, të cilën e promovoi në kuadër të podkastit të saj, “Dua Lipa at Your Service”, shkruan LitHub.

“Ishte thjesht një lloj futjeje në dhomë dhe kuptimi i librave që duan të lexojnë në kohën e tyre, se si kjo i bën të ndihen, se si kjo ka qenë në gjendje t’i ndihmojë ata të kuptojnë emocione dhe ndjenja të ndryshme”, thotë Dua.

Artistja e hitit “New Rules” shtoi se këto gra i dhanë frymëzim dhe u ndje e privilegjuar që pati fatin t’i vizitojë.

“Ka qenë vërtet frymëzuese dhe jam ndjerë shumë e privilegjuar të jem në atë dhomë për ta përjetuar atë me to”, shtoi tutje.

Dua iu bashkua grave në një bisedë rreth dashurisë së tyre të përbashkët për librat, se si leximi ndihmon në ndërtimin e miqësive dhe komunitetit dhe se si mund të ndihmojë në përgatitjen e grave për jetën përtej burgut.