Enver Dugolli i është kundërpërgjigjur disa deklaratave të ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili në një intervistë televizive nga Haga tha se veriu i Kosovës ka qenë i çliruar tash e shumë vite.
“Nëse dikush e quam çlirim kur në atë territor ligjin e bënte mafia, nuk e di se për çfarë çlirimi po flasim. Sot është dallimi si dita me natë. 12 mijë qytetarë janë larguar nga veriu që nga viti 1999, nuk e di për çfarë çlirimi po flasim”, tha zëvendësministri i Brendshëm në detyrë, Enver Dugolli në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.
Ai pohon se situata sot ka ndryshuar për të mirë.
“Sot, secili qytetar në çdo kohë mund të udhëtojë në secilën pikë të Kosovës pa u penguar nga askush”, theksoi Enver Dugolli.
