Ish-“Miss Kosova”, Blerta Syla-Surroi, sot feston ditëlindjen e saj. Ajo vazhdon të tërheqë vëmendje me paraqitjen dhe elegancën që e kanë karakterizuar ndër vite, shkruan “Kosovarja”.
Blerta është bashkëshortja e publicistit Veton Surroi dhe një emër i njohur për publikun që prej periudhës kur mbajti kurorën e bukurisë.
Ajo ka ruajtur profilin e saj publik edhe pas largimit nga aktivitetet e spektakleve të bukurisë.
Këtë vit, Blerta Syla-Surroi ka mbushur 52 vjeç. Me rastin e ditëlindjes, ajo ka marrë urime të shumta nga familjarë, miq dhe të afërm.
