Lajme

Dy infermierë në Prizren dyshohet se përvetësonin paratë nga pagesat e pacientëve, arrestohen nga Policia e Kosovës

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se janë ndaluar dy infermierë pasi dyshohet se dy infermierë pasi dyshohet se kanë përvetësuar paratë nga pagesat e pacienteve që kërkojnë shërbime mjekësore.

Infermierët e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prizren dyshohen për veprën penale “Përvetësimi në detyrë”.

Informacionet për rastin institucionet i kanë pranuar më herët dhe se nga qershori janë ndërmarr veprime hetimore.

“Janë siguruar dëshmi që krijojnë dyshimin e bazuar se të dyshuarit Xh.B., në cilësinë e kryeinfermierit dhe B.R., në cilësinë e infermierit në QKMF – Prizren, gjatë periudhës nga muaji gusht deri nëntor të vitit 2024, si dhe nga muaji shkurt deri dhjetor të vitit 2025, gjatë kohës sa ishin në orarin e punës, përkatësisht në ndërrimin e natës në QKMF-Prizren, kanë përvetësuar paratë e arkëtuara nga pagesat e pacientëve për shërbimet shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Sipas hetimeve të deritanishme, i dyshuari Xh.B., ka përvetësuar në vlera të vogla monetare shumën prej 1,250 euro, ndërsa i dyshuari B.R., ka përvetësuar në vlera të vogla monetare shumën prej 1,032 euro. Shuma e përgjithshme e mjeteve financiare të dyshuara të përvetësuara, nga hetimet e deritanishme arrin në 2,282 euro.

Veprimet e të dyshuarve të lartcekur thuhet se mbështesin dyshimin e arsyeshëm se kanë kryer veprën penale “Përvetësimi në detyrë”.

Pas intevistimit të tyre, në prani të mbrojtësve, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Të Ngjashme