Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Istog, të dyshuar për përfshirje në një rast dhunimi ndaj një gruaje.
Sipas raportit policor, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 6 maj. Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe intervistimit të të dyshuarve, prokurori i rastit ka vendosur që ata të dërgohen në mbajtje.
Ndërkohë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet nga njësitë kompetente të policisë.
“idhur me rastin dhunim ndaj viktimës femër kosovare, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti nën hetime nga njësitë relevante”, thuhet në raportin ditor të PK-së. /teve1.info/
