Lajme

Dy persona kanë vdekur dhe 929 shërbime emergjente janë dhënë në QKUK gjatë vikendit

Dy persona kanë vdekur dhe 929 shërbime emergjente janë dhënë gjatë vikendit në qendrën emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas njoftimit të QKUK-së,numri më i madh i shërbimeve është dhënë në emergjencën internistike.

“Gjatë vikendit të fundit, në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë realizuar gjithsej 929 shërbime emergjente.

Gjatë kësaj periudhe janë trajtuar:

202 pacientë në Reanimim;

280 pacientë në Emergjencën Internistike;

192 pacientë në Emergjencën Kirurgjike;

194 pacientë në Emergjencën Ortopedike;

61 pacientë kanë marrë shërbime në Sallën e Vogël, ku janë kryer qepje, përpunim dhe pastrim i plagëve.

Ndërsa sipas natyrës së lëndimeve, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 2 raste të lëndimeve nga armët e zjarrit, 1 rast nga armët e ftohta, 3 raste të intoksikimeve (helmime), 8 persona të përfshirë në përleshje fizike, si dhe 53 persona të lënduar si pasojë e aksidenteve në trafik.Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 87 pranime për trajtim në klinika të ndryshme të QKUK-së, ndërsa janë regjistruar edhe dy raste të vdekjes”,thuhet në njoftimin e QKUK-së.

 

Të Ngjashme