Lajme

Dy punëtorë u lënduan nga rrëzimi i vinçit në rrugën A, policia nis hetimet

Dy punëtorë kanë pësuar lëndime trupore derisa po punonin në një vendpunishte në rrugën A, si pasojë e rrëzimit të një krani.

Lidhur me rastin është deklaruar edhe Policia e Kryeqytetit përmes zëdhënësit Enis Pllana.

Pllana deklaroi për Tëvë1 se personat e lënduar kanë pranuar tretman mjekësor.

“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme. Aktualisht njësitet relevante në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë filluar hetimet për sqarimin e rrethanave të rastit”, tha Pllana

Të Ngjashme