Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të veçanta të mbajtjes së paautorizuar të mjeteve të rrezikshme në Prishtinë, ku janë sekuestruar një thikë dhe një sopatë e vogël.
Rasti i parë është regjistruar më 17 tetor, rreth orës 23:40. Gjatë kontrollit, një të dyshuari mashkull kosovar i është gjetur dhe sekuestruar një thikë.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.
Ndërkaq, më 18 tetor, rreth orës 23:30, është arrestuar një tjetër person, pasi, sipas Policisë, kur është njoftuar se do të kontrollohej, ka tentuar të ikë dhe gjatë largimit ka hedhur një sopatë të vogël.
Rasti i dytë është në procedurë hetimore.
