Lajme

Vjedhje e rëndë në Vushtrri, persona të panjohur marrin një pushkë gjuetie nga një shtëpi

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në Vushtrri, ku persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vjedhur një pushkë gjuetie nga shtëpia e një qytetari.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 16 rreth orës 07:00, transmeton “Bota sot”.

Pas raportimit, njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për trajtimin e rastit.

Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rastin.

Të Ngjashme