Specialisti i Mjekësisë Emergjente, Lulzim Hoti, ka ngritur shqetësimin pas dy rasteve tragjike të humbjes së jetës si pasojë e ngufatjes nga trupat e huaj (ushqimi) në rrugët e frymëmarrjes.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka dhënë këshilla për njohur bazike të dhënies së ndihmës së parë në këso raste.
Ai ka apeluar që qytetarët të kenë së paku trajnime elementare për mbështetjen bazike të jetës (BLS), pasi veprimi i shpejtë në minutat e para mund të jetë vendimtar për shpëtimin e jetës.
Sipas tij, në rastet kur një person ngufatet nga ushqimi, fillimisht duhet të inkurajohet që të kollitet fuqishëm, me qëllim që të largojë trupin e huaj nga rrugët e frymëmarrjes.
Nëse kollitja nuk jep rezultat, Hoti këshillon që personi të ndihmohet me goditje në mes të shpatullave, duke u bërë pesë goditje të forta nga poshtë lart.
Te fëmijët, ai rekomandon që të mbështeten në mënyrë të sigurt dhe të kryhet e njëjta manovër.
Postimi i plotë:
E dhimbshme këto ditë 2 persona humbin jetën nga ngulfatja si pasojë e trupit të huaj (ushqimit) në rrugët e frymëmarjes, në rastin e parë një fëmijë 3 vjeçar e dje një 32 vjeçar.
Në këto raste secili prej nesh do duhej të kishte sadopak trajnime bazike se si të veprohet fillimisht nga vetë viktima (kur është i rritur ) dhe pastaj nga kushdo që ëshë më së afërmi
Në pamundësi të organiziimit institucional të këtyre trajnimeve bazike (BLS apo Mbëshetje Bazike e Jetës) po i jap disa këshilla se si duhet të veproni:
1. Fillimisht inkurajoni personin që të kollitet fortë në mënyrë që të tentoj ta hudh trupin e huaj (p.sh . ushqimin) jashtë
2. Nësë kjo manovër nuk ka efekt, duhet të dalim pas personit apo nësë është fëmijë ta mbështesim në këmbën tonë të përkulur dhe ta godasim fort në mes të dy shpatullave nga poshtë sipër 5 herë
3. Nësë kjo manovër nuk ka sukses atëherë duhet të mbështjellim grushtat e duarve në pjesën e sipërme të barkut dhe të shtyjmë nga poshtë lartë 5 herë dhe të vazhdojmë me këto veprime derisa të largohet trupi i huaj apo personi të alivanoset, e në këto raste duhet të thirret menjëherë Emergjenca dhe të fillohen masat e reanimimit kardiopulmonar (masazha e zemrës 30 herë dhe frymëmarrje artificiale 2 herë derisa të vie ekipa mjekësore apo të kthehet vetëdija e viktimës.
