Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të enjteje në aksin rrugor “Borizanë-Thumanë”, ku ka humbur jetën një 62-vjeçar.
Sipas raportimeve të policisë, shtetasi V. L., 62 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili ka dalë nga rruga. Ndërkohë, ky i fundit, për shkak të plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital.
“Rreth orës 16:40, në aksin rrugor “Borizanë-Thumanë”, shtetasi V. L., rreth 62 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili ka dalë nga rruga.
Për pasojë, drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë në spital.
Vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.
