Lajme

​Dyshohet se hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, ndalohet një person në Leposaviq

Policia e Kosovës ka ndaluar një person në fshatin Bare të Leposaviqit, nën dyshimin se kishte hyrë ilegalisht nga Serbia në territorin e Kosovës.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 16 tetor, rreth orës 16:00. I dyshuari po drejtonte një veturë me targa të Serbisë.

Pas intervistimit dhe inicimit të rastit për “Kalim ilegal të kufirit”, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Të Ngjashme