Lajme

Raportohet e zhdukur një vajzë në Gllogoc

Një qytetar në Gllogoc ka raportuar në polici se vajza e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet se ku ndodhet.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 16 tetor 2026, ndërsa ngjarja është evidentuar më 12 tetor, rreth orës 16:00.

Ankuesi, mashkull kosovar, ka njoftuar policinë për largimin e vajzës së tij nga shtëpia, vendndodhja e së cilës nuk dihet.

Policia ka bërë të ditur se rasti është në hetime.

Të Ngjashme