Një 22-vjeçar shqiptar është ndaluar në Itali nën dyshimin se po planifikonte një atentat në qendrën tregtare Adigeo në Verona, raportojnë mediat italiane.
Sipas Corriere del Veneto, i riu u arrestua më 10 gusht në aeroportin e Trevisos, menjëherë pasi kishte mbërritur nga Tirana së bashku me prindërit. Më pas, ai u dëbua nga Italia për arsye të sigurisë kombëtare.
Hetimet, sipas raportimeve të mediave italiane, kanë zbuluar se 22-vjeçari ishte radikalizuar online, kishte kërkuar materiale dhe informacione për prodhimin e bombave artizanale, si dhe kishte hapur një llogari bankare për transferimin e fondeve.
Autoritetet italiane dyshojnë gjithashtu se ai kishte komunikuar me persona të lidhur me fondamentalizmin islamik dhe kishte shqyrtuar mundësinë për të udhëtuar në territore të kontrolluara nga ISIS.
Ministri i Brendshëm italiane njoftoi pal orë më parë se 22 vjeçari shqiptar u riatdhesua në Shqipëri.
Rasti është cilësuar nga Vincenzo Pace, ish-profesor i Sociologjisë në Universitetin e Padovës, si një rast jashtëzakonisht i rrallë i radikalizimit të një shqiptari.
Duke folur për Corriere del Veneto, Pace tha se tradita islame në Shqipëri karakterizohet përgjithësisht nga një praktikë e moderuar dhe se radikalizimi online mbetet një fenomen i kufizuar, që mund të prekë individë ose grupe të izoluara.
Artikulli i plotë
Sulmi i parandaluar në qendrën tregtare Adigeo në Verona, Shqipëria dhe alarmi për terrorizmin nga SHBA-ja dhe Brukseli: “22-vjeçari, një rast i rrallë; në Tiranë mbizotëron një islam i moderuar”
Kriptovaluta, luftëtarë në Siri dhe një pozicion strategjik në portat e Evropës. Kur mendojmë për terrorizmin xhihadist – për të shtënat në lokale, bombat në metro dhe sulmet me thikë mbi ura, që gjatë dekadës së fundit kanë tronditur kryeqytetet evropiane – lidhja me Shqipërinë nuk është sigurisht ajo që të vjen menjëherë në mendje.
NEWS OFL-ja i sekuestroi apartamentin para pesë vitesh në Durrës, familja denoncon: Jepet me qira ditore!Megjithatë, nga Shqipëria është me origjinë 22-vjeçari i ndaluar nën dyshimin se po planifikonte një sulm në qendrën tregtare Adigeo të Veronës.
“Një besim fetar i qetë”
“Është një rast jashtëzakonisht i rrallë”, thotë Vincenzo Pace, ish-profesor i Sociologjisë së Feve në Universitetin e Padovës, duke iu referuar një rasti radikalizimi të një shqiptari.
“Islami shqiptar është i organizuar në vëllazëri sufiste, është i lidhur me folklorin dhe traditat dhe u përhap gjatë Perandorisë Osmane”, shpjegon ai. “Në Shqipëri nuk ëndërrojnë për Shtetin Islamik.”
Siç kujton Pace, në vitin 1967, gjatë diktaturës komuniste, feja myslimane u ndalua.
“Drejtuesit e vëllazërive fetare mblidheshin në varreza për t’i shpëtuar policisë”, thotë ai. “Sot rreth 70% e popullsisë është myslimane, por bëhet fjalë për një religjiozitet të qetë. Kjo nuk përjashton mundësinë që të ekzistojnë grupe të izoluara ose individë të vetmuar që radikalizohen në internet.”
Megjithatë, rreziku nuk është zero.
Raporti “Country Reports on Terrorism 2024” i Departamentit amerikan të Shtetit i ka kushtuar një profil të posaçëm Shqipërisë, duke nënvizuar ekzistencën e një kërcënimi real terrorist nga ana tjetër e Adriatikut.
Rreziqet nga simpatizantët e ISIS-it
NEWS Temperaturat deri në 34 gradë celsisus, njihuni me parashkimin e motit për këtë mërkurëNë listën e rreziqeve të mundshme që lidhen me Shqipërinë, Departamenti i Shtetit ka përfshirë përpjekjet e fundit të simpatizantëve të ISIS-it për të nxitur persona që jetojnë në vend drejt përdorimit të dhunës, si edhe rrezikun e radikalizimit të shtetasve shqiptarë të riatdhesuar pasi kanë luftuar me grupe xhihadiste në Siri.
Në vitin 2025, të paktën 70 luftëtarë të huaj me shtetësi shqiptare ndodheshin ende të ndaluar jashtë vendit, përfshirë gra dhe fëmijë, shumë prej tyre në kampe në Siri ose Irak.
Prej tyre, 38 janë riatdhesuar së fundmi dhe vitin e kaluar po përfshiheshin në programe riintegrimi në shoqëri nga institucionet shqiptare.
“Presidenti i ri sirian ka liruar disa të burgosur të huaj nga kampet”, shpjegon Pace. “Do të ketë nga ata që janë penduar dhe të tjerë që mund të vazhdojnë të kenë ide luftarake.”
Shqipëria si vend tranziti
Për shkak të pozicionit të saj gjeografik, sipas administratës amerikane, Shqipëria paraqet gjithashtu rrezik si vend tranziti, që mund të përdoret nga terroristët për të dërguar në Evropë para dhe materiale të destinuara për veprimtari të dhunshme.
Nga ana tjetër, Drejtoria e Antiterrorit e Policisë shqiptare bashkëpunon vazhdimisht me homologët amerikanë dhe me strukturat policore në Ballkan.
Gjatë dy viteve të fundit, Shqipëria ka miratuar një plan veprimi kundër financimit të terrorizmit, pasi më herët kishte miratuar edhe një ligj për sigurinë kibernetike, me synimin për të luftuar terrorizmin dhe radikalizimin që zhvillohet në internet.
NEWS Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës teksa ndalohet nga policiaKjo është pasuar nga legjislacion i ri kundër trajnimit, lehtësimit, financimit dhe përdorimit të internetit në funksion të aktiviteteve terroriste.
Masave u janë shtuar kontrolle më të forta kufitare, ndërtimi dhe përditësimi i bazave të të dhënave, si edhe bashkëpunimi me policitë ndërkombëtare.
Rrjeti hetimor
Kjo veprimtari kontrolli i kishte siguruar Shqipërisë vlerësimin pozitiv të Komisionit Evropian.
Në një raport informues për vendin në vitin 2025, në kuadër të politikave të Bashkimit Evropian për fqinjësinë, lufta e Shqipërisë kundër terrorizmit vlerësohej si “gjerësisht e kënaqshme”.
Në të njëjtin dokument, kërcënimi terrorist në Shqipëri vlerësohej si “i ulët”, megjithëse Brukseli i kishte kërkuar qeverisë shqiptare të caktonte më shumë burime për këtë fushë.
Gjatë dy viteve të fundit, policia shqiptare kishte evidentuar “të paktën gjashtë raste penale me qëllime terroriste”.
Në rekomandimet e saj për politikat e vitit 2026, Komisioni Evropian i kërkonte Tiranës të zhvillonte më tej hetimet financiare të lidhura me terrorizmin, veçanërisht ato që kishin të bënin me përdorimin kriminal të kriptovalutave.
Për parandalimin e radikalizimit në nivel lokal janë krijuar gjithashtu “këshilla sigurie”.
Megjithatë, sipas Brukselit, mbeten ende sfida të rëndësishme.
“Radikalizimi online, radikalizimi në burgje dhe përmbajtjet terroriste të pranishme në internet vazhdojnë të përbëjnë sfida të rëndësishme”, thuhet në vlerësimin për Shqipërinë.
“Monitorimi i përmbajtjeve online paraqet vështirësi, pasi kapacitetet dhe burimet institucionale janë të kufizuara.”
