Lajme

“Dyshoj se paguhen nga Serbia…”/ Rexhep Shahu me deklaratë të fortë për Kosovën

Gazetari Rexhep Shahu ka reaguar ashpër ndaj zërave që thonë se pas vendimit të Gjykatës Speciale rrezikohet pavarësia e Kosovës.

Shahu ka kundërshtuar këto deklarata, duke thënë se pavarësia e Kosovës nuk varet nga Serbia apo Shqipëria, por sipas tij garantohet nga SHBA-ja dhe NATO.

Ai ka kritikuar analistët që diskutojnë për rrezikimin e pavarësisë, duke ngritur edhe dyshime se disa prej tyre mund të jenë të paguar nga Serbia.

Postimi i plotë:

Atyre që hanë mut nëpër studio televizive që thonë se tani rrezikohet të zhbëhet pavarësia e Kosovës nga Serbia, pas vendimit të gjykatës speciale që shembi akuzat serbe kundër UÇK e luftës së saj por dënoi 4 individë për përgjegjësi individuale.

Mutngrënësit duhet ta dinë se pavarësinë e Kosovës nuk e ka patur as nuk e ka në dorë Serbia as Shqipëria as Paskal Milo as Fatos Klosi.

Sjellësja e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, garantuesja e mbrojtësja e saj është Amerika e Nato, shteti i Amerikës.

Ata që diskutojnë rrezikimin e pavarësisë së Kosovës nëpër studio dyshoj se paguhen nga Serbia.

Të Ngjashme