Lajme

Kallas për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë: Është koha për të ecur përpara

Kyediplomatja e Bashkimit Evropian Kaja Kallas, ka shkruajtur për takimet që ka pasur në New York, me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Ajo  theksoi nevojën për të avancuar normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Përparimi në normalizimin e marrëdhënieve dhe avancimi në rrugën drejt BE-së duhet të ecin krah për krah.Marrëveshjet e arritura përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, veçanërisht Marrëveshja e Ohrit, janë detyruese”,ka shkruar Kallas në X.

Tutje ajo u shpreh se zbatimi i tyre nuk është një favor ndaj Brukselit, por një detyrim ndaj qytetarëve të tyre dhe ndaj një rajoni që pret marrëdhënie normale.

Të Ngjashme