ShowBizzz

E akuzuan për vjedhje të këngës “Levitating”, ndodh e papritura me çështjen gjyqësore ndaj Dua Lipës

Një grup i zhanrit “reggae” në Florida ka vendosur të heqë dorë nga një çështje për të drejtat e autorit që akuzon Dua Lipën se ka kopjuar këngën e saj të suksesshme “Levitating” nga kënga e tyre e mëparshme, dy ditë pasi një gjykatës federal hodhi dyshime serioze mbi pretendimet e padisë.

Grupi i quajtur “Artikal Sound System” e paditi Duan vitin e kaluar për akuzat se kënga e saj e vitit 2020, e huazoi bazën e saj nga melodia e tyre më pak e njohur e vitit 2017, me titull “Live Your Life”.

Por në një dosje të paraqitur të mërkurën (7 qershor), avokatët e Artikal Sound System dhe Lipa paraqitën një mocion të përbashkët, duke i kërkuar gjykatësit të pushojë përfundimisht çështjen.

Nuk kishte asnjë tregues se Dua Lipa kishte pranuar të paguante ndonjë para ose të ndryshonte emrat e autorëve të këngës së saj.

Deklarata erdhi vetëm dy ditë pasi gjykatësja e qarkut të ShBA-së, Sunshine S. Sykes vendosi fuqishëm në favor të Duas, duke thënë se nuk kishte asnjë shenjë se dikush i përfshirë në krijimin e hitit “Levitating” kishte pasur “akses” në këngën e mëparshme – një kërkesë kryesore në çdo padi për të drejtën e autorit.