ShowBizzz

E fundit: Arrestohet këngëtari Joz Marku

Këngëtari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Joz Marku, është arrestuar pas përplasjes fizike me ish-banorin e “Big Brother VIP Kosova”, Eduart Kuçi.

Marku ka përfunduar sot në pranga, pas incidentit që prej disa ditësh është në qendër të vëmendjes dhe për të cilin u publikuan disa video në rrjetet sociale.

Në pamjet e bëra publike, Jozi shfaqej së bashku me disa persona të tjerë përballë Edit. Gjatë debatit, ai i kërkonte llogari Kuçit për ofendimet e mëparshme ndaj tij, ndërsa situata më pas kalonte në përplasje fizike.

Një ditë më parë, Klan Kosova raportoi se Prokuroria Themelore në Pejë kishte hapur rast lidhur me incidentin dhe se ishte kërkuar arrestimi i Joz Markut. Informacioni për hapjen e rastit ishte konfirmuar nga zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi.

Vetë Jozi reagoi më pas duke i cilësuar si “fake” raportimet për arrestimin dhe duke deklaruar: “Asgjë s’ka ndodhur, jemi aktorë, e kemi bërë vetë”.

Tashmë situata ka marrë një tjetër rrjedhë me arrestimin e raportuar të këngëtarit. Ende priten detaje zyrtare mbi procedurat që do të ndiqen ndaj tij dhe personave të tjerë të përfshirë në incident.

Të Ngjashme