Lajme

“E kaluara nuk ka shans të kthehet”, Rama sërish ftesë për dialog: Jam i gatshëm…

Kryeministri Edi Rama edhe këtë të premte ka përsëritur ftesën për dialog. Sërish Rama ka vendosur ftesat në ulëset e betoni përpara kryeministrisë duke bërë thirrje që të ulen. Ai tha se është i gatshëm të ulet me ata që besojnë se ka një njerëzillëk sipas tij.

“Përsëri, e përsëri e përsëri, ftesa për dialog dhe gatishmëria për të qenë me këdo qoftë që kërkon dhe beson në dialog është këtu.

Jam i gatshëm kudo qoftë, në çdo vend, në çdo orë, me ata që besojnë se Shqipëria duhet bërë më e mirë dhe se Shqipëria bëhet më e mirë me njerëzillëk, me shkëmbim dhe ballafaqim pikëpamjesh sado të kundërta.Kundërshtia e dhunshme, kundërshtia me forcë, kundërshtia që bie ndesh me fillin e arsyes, nuk i imponohet dot domosdoshmërisë për dialog, për ballafaqim pikëpamjesh sado të kundërta dhe për bashkëjetesë demokratike në një vend ku e kaluara nuk ka asnjë shans që të kthehet.

Kundërshtia e dhunshme, kundërshtia me forcë, kundërshtia që bie ndesh me fillin e arsyes, nuk i imponohet dot domosdoshmërisë për dialog, për ballafaqim pikëpamjesh sado të kundërta dhe për bashkëjetesë demokratike në një vend ku e kaluara nuk ka asnjë shans që të kthehet.

Dhe kush e mori peng kryeqytetin, duke eksportuar këtu terrorin e antifas dhe duke bërë këtu lojën e të tjerëve në emër të studentëve, e duke u vënë në ballë të studentëve përmes fytyrës së mbuluar, duhet ta dijë se do të përgjigjet. Do të përgjigjet ligjërisht, do të përgjigjet penalisht, do të përgjigjet sipas shkallës së shkeljes së bërë, sipas shkallës së keqkuptimit të madh.

Të Ngjashme