Lajme

Tre të arrestuar për tentim vrasje në Deçan

Tre persona janë arrestuar në Deçan, nën dyshimin për përfshirje në një rast të vrasjes në tentativë, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit policor, rasti ka ndodhur të enjten, rreth orës 05:15, kur tre të dyshuarit, dyshohet se kanë tentuar ta ndalojnë veturën e një personi tjetër.

Gjatë incidentit, njëri nga të dyshuarit dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të ankuesit.

Policia ka bërë të ditur se pistoleta që dyshohet se është përdorur në rast është sekuestruar.

Me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i tretë është liruar dhe rasti ndaj tij do të vazhdojë në procedurë të rregullt./teve1.info/

Të Ngjashme